Bota

“U përgatit për më të keqën”, avokati i Nasim Haradinaj flet për gjendjen dhe dënimin e tij

Toby Codman tregoi për bisedën që ka patur me Haradinajn një ditë para gjyqit si dhe tregoi për gjendjen e tij pas dhënies së dënimit.

27 Maj 2022, 18:17 Nga DOSJA
“U përgatit për më të keqën”, avokati i

HAGË- Avokati i ish-drejtuesit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur rreth dënimit të tij me 4 vite burg që jua dha rreth një javë më parë.

Në një intervistë për T7, Toby Codman tregoi për bisedën që ka patur me Haradinajn një ditë para gjyqit si dhe tregoi për gjendjen e tij pas dhënies së dënimit.

Avokati tregon për gjendjen pas dënimit dhe për bisedën që e ka pasur me Haradinajn një ditë para se të mbahej gjyqi ndaj tij.

Është gjithmonë e vështirë, ato momentet e para, kur një person ishte dënuar në rrethanat e tilla dhe merr një dënim që mund ta përshkruajmë vetëm si jashtëzakonisht joproporcional. Kam takuar z. Haradinaj një ditë më parë, në njësinë e paraburgimit, ku diskutuam se cilat ishin përfundimet e mundshme të seancës dhe ishte i përgatitur për dënim”, tha Codman. 

Ai u shpreh se Haradinaj e priste dënimin e tij, por që prisnin që dënimi të ishte më i vogël dhe sipas tij ai ishte më i larti i dhënë ndodnjëherë për raste të tilla.

““Mendoj se z. Haradinaj ishte i përgatitur për më të keqën. Sigurisht që menduam se dënimi maksimal që do ta merrte ishte për kohën sa kishte vuajtur, por ai do të dënohej proporcionalisht por do të ishte i liruar, sepse tashmë kishte kryer një periudhë të konsiderueshme të paraburgimit”.-përfundoi ai.

Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë, një vit e 8 muaj pasi u arrestua për publikimin e disa dokumenteve që i kishin shkuar në zyrë e pretendohej se në to kishte detaje për dëshmitarët e mbrojtur.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll