Bota

Përleshje të ashpra mes palestinezëve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor, mbi 90 të plagosur

Një nga palestinezët u qëllua në këmbë dhe u dërgua në spital, ndërkohë pjesa tjetër kanë lëndime nga fishekzjarrë, plumba plastikë dhe për shkak se kanë thithur gaz lotsjellës.

27 Maj 2022, 18:57 Nga DOSJA
Përleshje të ashpra mes palestinezëve me forcat izraelite në
Perplasje ne Izrael

IZRAEL- Të paktën 90 persona u plagosën sot në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Një nga palestinezët u qëllua në këmbë dhe u dërgua në spital, ndërkohë pjesa tjetër kanë lëndime nga fishekzjarrë, plumba plastikë dhe për shkak se kanë thithur gaz lotsjellës.

Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë denoncoi "represionin" nga ana e Izraelit, duke theksuar se banorët po protestonin kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike dhe kapjes së tokës palestineze.

Përleshjet më të rënda u zhvilluan në qytetin Juara, afër Nablusit. Videot e postuara këtë javë në faqet e rrjeteve sociale tregojnë kolonët hebrenj dhe ushtarët izraelit duke hequr flamujt palestinez në qytet. Si përgjigje, palestinezët organizuan një marshim duke mbajtur flamuj. Mobilizimi rezultoi në përleshje me forcat izraelite.

"Ajo që po ndodh në Juara është një provokim nga kolonët. Ne po ngremë flamurin palestinez, i cili është simboli i identitetit tonë, dhe ai do të mbetet i lartë për sa kohë të jemi në këtë tokë"- tha Mohammad Abdelhamid, një këshilltar i qytetit.

Sipas ligjit izraelit, flamujt palestinezë nuk janë të paligjshëm, por policia dhe ushtria shpesh i largojnë ata nga vendet publike.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll