Bota

"Ai u shkëput nga realiteti dhe bëri gjithçka gabim", flet ish-kolegu i Putin në KGB

Zirkov, i cili tani jeton në Francë dhe ishte koleg me Putinin dhe një nga "më të informuarit" për atë që po ndodh realisht në Kremlin, pohon se presidenti rus bëri gjithçka gabim, për ukrainasit, për Zelenskyyn, për "Rusishtfolësit", për Evropën, për NATO-n dhe për reagimin e komunitetit ndërkombëtar, por edhe për pasojat strategjike për Rusinë në afat të mesëm dhe afatgjatë.

27 Maj 2022, 18:30 Nga DOSJA
"Ai u shkëput nga realiteti dhe bëri gjithçka gabim",
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën që mendonte se do ta fitonte brenda një jave, tha ish-agjenti i KGB-së Sergei Zirnov për një gazetë franceze.

Zirkov, i cili tani jeton në Francë dhe ishte koleg me Putinin dhe një nga "më të informuarit" për atë që po ndodh realisht në Kremlin, pohon se presidenti rus bëri gjithçka gabim, për ukrainasit, për Zelenskyyn, për "Rusishtfolësit", për Evropën, për NATO-n dhe për reagimin e komunitetit ndërkombëtar, por edhe për pasojat strategjike për Rusinë në afat të mesëm dhe afatgjatë.

Zirkov kritikon indirekt por qartë presidentin francez Macron për bisedimet e tij të nxehta me presidentin rus, duke thënë:

“Historia na ka mësuar që nuk bëjmë marrëveshje me djallin!"-u shpreh ai.

Zirkov foli dhe rreth dilemës se nëse Putini aktual është shumë ndryshe nga ai që kishte takur vite më parë gjatë trajnimit pët t'u bërë agjent i KGB-së.

Dhe po dhe jo. Nga njëra anë ai tregon se i mungon BRSS komuniste dhe nga ana tjetër pretendon se po rindërton Rusinë e madhe perandorake."-vijoi ai.

Ai pretendon se Putini gradualisht u shkëput nga realiteti, ndërtoi një botë paralele virtuale dhe përfundoi duke besuar gënjeshtrat që po thoshte për ukrainasit nazistë, ushtrinë ruse që do të fitonte të gjitha betejat, e kështu me radhë.

Sipas vlerësimit të tij, problemi është se e vetmja gjë për të cilën Putin është i interesuar tani është gjurmët që do të lërë në histori dhe verbëria e tij, ai është i aftë për më të keqen.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll