Bota

Ambasadorët e QUINT-it dhe krerët e shtetit në Kosovë zhvillojnë një takim për Vetingun

Zyra për media e Presidencës përmes një komunikate njofton se në takim është diskutuar për procesin e vettingut ku u përcollën mesazhe mbi rëndësinë e nndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm.

27 Maj 2022, 18:11 Nga DOSJA
Ambasadorët e QUINT-it dhe krerët e shtetit në Kosovë
Vjosa Osmani me ambasadoret e QUINT

KOSOVË- Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë zhvilluar një takim në zyrën e presidentes Vjosa Osmani, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Zyra për media e Presidencës përmes një komunikate njofton se në takim është diskutuar për procesin e vettingut ku u përcollën mesazhe mbi rëndësinë e nndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani -Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit. Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë. Liderët instititucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe  jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se krerët insitucionalë të Kosoës kanë përsëritur se janë të përkushtuar që procesi i Vettingut të zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane.

Gjithashtu, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias”, thuhet tutje.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll