Bota

Dy të vdekur dhe 9 të plagosur pas rrëzimit të një orteku dëbore në Zvicër

Disa njerëz u plagosën nga rënia e blloqeve të akullit ku një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe nuk dihet nëse ka viktima.

27 Maj 2022, 14:58 Nga DOSJA
Dy të vdekur dhe 9 të plagosur pas rrëzimit të një
ZVICER

ZVICËR- Dy të vdekur dhe nëntë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, është rezultati tragjik i shkëputjes së disa vëllimeve nga akullnaja Grand Combin që përfshiu një grup prej 17 alpinistësh në Zvicër.

Sipas faqes lokale të internetit Herisau24, ngjarja ka ndodhur në anën zvicerane të malit, në zonën Zermatt të kantonit Valais, maja e të cilit është 4310 metra mbi nivelin e detit. 

Fragmente të akullnajës nga masivi Grand Combin në kantonin zviceran të Valais, 4310 metra mbi nivelin e detit, janë shembur mëngjesin e së premtes. Policia lokale tha se disa persona u plagosën nga rënia e fragmenteve të akullnajës. Në momentin e aksidentit në zonën e prekur ndodheshin rreth 17 alpinistë.

Siç raporton portali zviceran 20Minutes, të paktën shtatë helikopterë të shpëtimit malor janë përfshirë në një operacion shpëtimi në shkallë të gjerë.

“Rënia e papritur e blloqeve të mëdha akulli nga akullnaja mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për alpinistët, por edhe për fshatrat poshtë” – thekson portali.

Grand Combin është një varg malor i vendosur në Alpet Pennine. Ndodhet në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll