Aktualitet

U përfshi në një konflikt në Tiranë, holandezit i gjendet kokainë

Gjatë kontrollit fizik, holandezit iu gjet kokainë në xhep e për pasojë është vënë në pranga.

27 Maj 2022, 10:42 Nga DOSJA

U përfshi në një konflikt në Tiranë, holandezit i

TIRANË- Një qytetar holandez është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi është kapur me kokainë. Në një njoftim nga Policia e Tiranës bëhet me dije se një ditë më parë rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën "Abdi Toptani". Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, holandezin me inicialet K. B.. Gjatë kontrollit fizik, holandezit iu gjet kokainë në xhep e për pasojë është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën "Abdi Toptani". Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.  Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll