Aktualitet

Shtyhet për në 2 qershor vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së, avokatët kërkojnë pafajësi

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin për blerje pajisjesh me vlerë rreth 1 milionë euro, por kërkoi sërish një masë më të butë sigurie.

27 Maj 2022, 11:39 Nga DOSJA
Shtyhet për në 2 qershor vendimi për ish-drejtorin e
Thoma Gëllçi

TIRANË- Vendimi për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është shtyre për në datën 2 qershor. Këtë të oremte është mbajtur seanca e radhës dhe janë parashtruar përfundimet e palës mbrojtëse.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin për blerje pajisjesh me vlerë rreth 1 milionë euro, por kërkoi sërish një masë më të butë sigurie. Ai tha se është një person që nuk paraqet rrezikshmëri dhe se mund ta ndjekë pocesin gjyqësor nën një masë që nuk e lë pas hekurave. Të njëjtën kërkesë paraqitën edhe 3 të arrestuarit tjerë të vënë nën akuzë.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll