Aktualitet

VD- Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

27 Maj 2022, 11:20 Nga DOSJA
VD- Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i
Autobus

TIRANË- Një tjetër autobus është aksidentuar në Tiranë. Urbani i linjës së Insititutit është përplasur me një mjet. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet urbani i cili ka ndaluar në mes të rrugës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po ndihmon në lëvizjet e mjeteve të tjera.

Nuk dihet nëse nga përplasja ka pasur persona të lënduar. 

Kjo është hera e disatë që një urban përfshihet në aksident në Tiranë. Ai më i rëndi, përfshiu autobusin e linjës 'Green Line' i cili përfundoi në lumin Lana e la pas 5 të lënduar. Ndërsa në kryeqytet, urbanë të tjerë janë përplasur me stacione autobusësh e të tjerë kanë ngecur në mes të rrugës.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll