U arrestua sot nga Policia italiane, shqiptarit 35–vjeçar iu bë atentat 3 javë më parë
Mbrëmjen e datës 3 maj në qendër të Salsomaggiore, në drejtim të tij u qëllua 6 herë nga një peron tjetër i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 3 plumbat e kapën 35-vjeçarin, kryesisht në këmbë duke shpëtuar.
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është prangosur sot nga karabinierët italianë pasi akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash, por 3 javë më parë ai ishte objektiv i një atentati në zonën e Parmës. Mbrëmjen e datës 3 maj në qendër të Salsomaggiore, në drejtim të tij u qëllua 6 herë nga një peron tjetër i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 3 plumbat e kapën 35-vjeçarin, kryesisht në këmbë duke shpëtuar.
Autori kishte zbritur nga një makinë dhe e ka qëlluar shqiptarin në sy të dhjetëra personave, ndërsa sipas mediave italiane, nga 6 plumba që mori në trup shqiptari, disa i kishte marrë në kyçet e këmbëve. Policia nisi menjëherë nga puna për kapjen e autorit, i cili ishte personazh i njohur në zonë, megjthatë emri i tij dhe as i shënjestrës nuk u bënë më dije.
Ndërkohë që liria i zgjati pak, pasi sot në orët e para të mëngjesit të sotëm, në provincat Parma, Arezzo, Grosseto dhe Romë, autoritetet italiane e pragosën të plagosurin dhe 7 persona të tjerë, 6 shqiptarë dhe një 1 italiane.
Gjyqtari hetues, bazuar në provat e gjetura nga hetimi , ka lëshuar edhe një urdhër sekuestrimi parandalues prej 400 mijë eurosh, para kesh ose mjete ekuivalente, të gjetura në disponim të të dyshuarve, duke përfshirë edhe një palë të tretë. Sipas hipotezës së aktakuzës, të ardhurat e mëdha që rrjedhin nga trafiku i drogës do të ishin pastruar kryesisht në Shqipëri me investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Përfundoi pa ndenja në tokë! ME VIDEO-Si nisi sherri mes shqiptarëve dhe tifozëve holandezë
Pamje nga sherri TIRANË- Dalin pamjet e momentit të përplasjes së mes shqiptarëve dhe tifozëve holandezë disa ditë...
Lleshaj: I shqetësuar për dekonspirimet e aksioneve të Policisë dhe SPAK
Sander Lleshaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke komentuar operacionin e fundit ‘Plumbi i Artë’, tha se...
550 mijë euro për përgjime, shpallet kompania fituese nga prokuroria
TIRANË- Rreth 550 mijë euro do të harxhojë prokuroria e përgjithshme për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit p&e...
BIRN: Akuza dhe tension në KLP për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Tiranës
Pamje nga mbledhja Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procedurat e zgjedhjes së drejtuesi...
Dinamika/ Si ndodhi plagosja e 11-vjeçarit në Pukë, adoleshenti konflikte me kushuririn e tij
Policia PUKË- Dinakima e plagosjes në fshatin Gjergjan të Pukës është zbardhur. Mësohet se 17-vjeçari nuk kishte ...
VKM/ Genci Gjeçi emërohet anëtar pranë Komisioni të Furnizimit me Ujë
kryeministria TIRANË- Komisioni Kombëtar Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujëra...
113 mln lekë për Komunitetet Fetare, KMSH përfiton më shumë nga buxheti i shtetit
Kryeministria TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur që shuma prej 113 milionë lekësh të alokohet nga buxheti i vitit 202...
U njohën në Facebook, shqiptari tenton të përdhunojë polaken në Greqi
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi të Greqis...
EMRI/ Arrestohet shqiptari në Itali, akuzohet për trafik kokaine
Kokaine ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Ansa.it shkruan...
Covid, MSH: 27 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
