Politike

Zgjedhja e presidentit/ Gjiknuri: Nuk ramë dakord për formulën e Alibeajt, ja pse u tërhoq ai

Sipas tij tek demokratët ka një mungesë lidershipi ndaj dhe nuk marrin dot një vendim për të propozuar pasardhësin e Ilir Metës në krye të shtetit.

26 Maj 2022, 21:21 Nga DOSJA

Zgjedhja e presidentit/ Gjiknuri: Nuk ramë dakord për formulën e

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli për procesin e presidentit të ri të vendit. I ftuar në emisionin “Top Story”, Gjiknuri foli për marrëveshjen e arritur disa ditë më parë me Partinë Demokratike, ndërsa shtoi se ai e di arsyen e tërheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Sipas tij tek demokratët ka një mungesë lidershipi ndaj dhe nuk marrin dot një vendim për të propozuar pasardhësin e Ilir Metës në krye të shtetit.

“Partia Socialiste e ka respektuar marrëveshjen, ne thamë jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë, nuk u caktua formula, do të jap unë katër do zgjedhësh dy. Ai tha a jeni dakord me këtë, krahu tjetër u përgjigj jemi dakord, por dokumenti nuk është pranuar i tillë, është naivitet dhe të them që hajde diskutojmë pa kushte, të biem dakord për diçka që e kemi refuzuar, vetëm një naiv mund t pranojë. Procesi është shumë formal, ulen palët pa kushte, pasja e 20 votave ishte garanci. Prisja më shumë seriozitet nga opozita, emrat s’kanë përse të dalin në publik. Tërheqja? Më duket se e kanë të vështirë që të mbledhin vota se kanë mungesë lidershipi. E kam të dëgjuar mbase Gjekmarkaj e di më mirë...Ndodh rëndom në Shqipëri, kjo s’është më një parti politike. Parlamenti do një forcë serioze përballë,”-tha Gjiknuri ndër të tjera.  

(k.m/dosja.al) 

Sondazh

Poll