Politike

Ndryshime në qeveri, Bonati rikthehet si zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është emëruar në detyrë Hantin Bonati.

26 Maj 2022, 19:44 Nga DOSJA
Ndryshime në qeveri, Bonati rikthehet si zv/ministër i
Hantin Bonati
TIRANË- Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i është shtuar një zvendës Ministër tjetër. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është emëruar në detyrë Hantin Bonati. Emërimi i Bonatit me propozim të kryeministrit Rama dhe vendimi mban firmën e tij.

Ky është një rikthim i Bonatit në detyrën që ka pasur më parë. Që nga viti 2017 deri në 2021, Bonati ka qenë zv/ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.

Njoftimi:

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Ndryshime në qeveri, Bonati rikthehet si zv/ministër i

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll