Politike

Shkarkohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është vendosur që në vendin e tij të emërohet Ali Hallaçi.

26 Maj 2022, 20:02 Nga DOSJA

 

Shkarkohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e
Zenel Kuçana

 

KUKËS- Ditën e sotme me vendim të këshillit të ministrave është shkarkuar nga detyra prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana. Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është vendosur që në vendin e tij të emërohet Ali Hallaçi. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 1. Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll