Politike

VKM/ Mbështetja për Shoqërinë Civile, emërohen disa anëtarë të bordit mbikqyrës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë mes anëtarëve të emëruar edhe edhe ish-deputetja Vasilika Hysi.

26 Maj 2022, 20:00 Nga DOSJA
VKM/ Mbështetja për Shoqërinë Civile, emërohen disa
kryeministria

TIRANË- Pesë persona janë emëruar në detyrë si anëtarë të bordit mbikqyrës të agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Covile. Në mbledhjen e sotme të qeverisë mes anëtarëve të emëruar edhe edhe ish-deputetja Vasilika Hysi. Anëtarët e tjerë janë Bashkim Muça, Iris Luarasi, Leart Kola dhe Ylljet Aliçka.

Njoftimi i VKM:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;
– Znj. Iris Luarasi;
– Z. Leart Kola;
– Z. Ylljet Aliçka;
– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll