Politike

Mori drejtimin e PD për herë të tretë, dalin REZULTATET e garës për kreun e PD

Kreu aktual i demokratëve, Berisha ka marrë numrin më të madh të votave nga Shkodra, Durrësi, Fieri, Kamza, etj.

26 Maj 2022, 18:54 Nga DOSJA
Mori drejtimin e PD për herë të tretë, dalin REZULTATET e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka sjellë rezultatet përfundimtare lidhur me zgjedhjet e mbajtura për kreun e PD-së më 22 maj. Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet, ku rezulton se Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave, ose ndryshe mbi 40 mijë, ndërsa kundërshtari i tij Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave. Kreu aktual i demokratëve, Berisha ka marrë numrin më të madh të votave nga Shkodra, Durrësi, Fieri, Kamza, etj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e rradhës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022. Z. Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave. Z. Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll