Aktualitet

Përdhunohet një 18-vjeçar me probleme mendore në Elbasan, policia fsheh ngjarjen

23 Korrik 2019, 17:25 Nga DOSJA
Përdhunohet një 18-vjeçar me probleme mendore në Elbasan,

ELBASAN– Një 18-vjeçar me probleme mendore dyshohet se është përdhunuar tre ditëm më parë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Elbasanit dhe se edhe prindërit e të riut kanë gjithashtu probleme mendore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin 42- vjeçar.

Ndërkohë që ngjarja, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Elbasanit duke mos dhënë detaje lidhur me rastin deri në publikimin nga mediat.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se një 7-vjeçare nga Durrësi ishte përdhunuar në një shkollë nga një 18-vjeçar dhe një i mitur.

Po ashtu, rasti i Kavajës, tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan perdhunimi ne elbasan elbasan perdhunimi ne elbasan

Sondazh

Poll