Art&Argëtim

E trishtë, humb jetën në moshë të re këngëtari nga Kosova, i afërm i Linda Halimit

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në arkë ku fillimisht është raportuar për një person të pajetë të gjetur në një banesë dhe më pas u konfirmua se ishte Ibrahimi.

26 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA
E trishtë, humb jetën në moshë të re

KOSOVË- Këngëtari nga Kosova, Lind Ibrahimi ka humbur jetën mbrëmë në shtëpinë e tij në Prishtinë në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në arkë ku fillimisht është raportuar për një person të pajetë të gjetur në një banesë dhe më pas u konfirmua se ishte Ibrahimi.

Muzikanti 32-vjeçar, Lind Ibrahimi, që u gjet i vdekur në lagjen “Emshir” është djali i tezes së këngëtares Lindita Halimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka publikuar edhe bisedën e fundit me të.

Qka na bone Lind”, ka shkruar këngëtarja, sipër një foto të muzikantit.

Lind Ibrahimi ishte muzikant dhe këngëtar i njohur në Kosovë si dhe ishte pjesë e një prej televizioneve të njohura në vend.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll