Art&Argëtim

Johnny Depp për Heard: Gënjeshtrat që ajo thotë për mua janë qesharake

Johnny Depp e përshkroi atë që Heard tha në dëshminë e saj për të si të tmerrshme, poshtëruese, qesharake, të dhimbshme, tepër mizore dhe krejtësisht të rreme.

26 Maj 2022, 13:53 Nga DOSJA
Johnny Depp për Heard: Gënjeshtrat që ajo thotë për mua
Johnny Depp

SHBA- Aktori Johnny Depp shprehu opinionin e tij për atë që ish-bashkëshortja e tij Amber Heard dëshmoi në gjykatën e Fairfax pak ditë më parë, ku po shqyrtohet padia për shpifje që ai ka ngritur ndaj saj. 

Sipas Proto Themas, Heard e akuzoi  Depp se e kishte sulmuar atë seksualisht, fizikisht dhe psikologjikisht. 
Avokati i tij e pyeti Johnny Depp se si ndihej ai kur dëgjonte akuzat që ish-bashkëshortja ka hedhur ndaj tij.

"Është çmenduri të dëgjosh akuza të neveritshme për dhunë, dhunë seksuale që ai më atribuon mua, duke më akuzuar për kryerjen e tij . Unë nuk mendoj se askush nuk ka dëshirë të degjojë të tilla gjëra për vetën, por ka raste kur duhet ta bësh”- tha Depp.

Johnny Depp e përshkroi atë që Heard tha në dëshminë e saj për të si të tmerrshme, poshtëruese, qesharake, të dhimbshme, tepër mizore dhe krejtësisht të rreme.

"Asnjë qenie njerëzore nuk është e përsosur... Por unë kurrë në jetën time nuk jam sulmuar seksualisht apo abuzuar fizikisht. Për 6 vitet e fundit kam jetuar me këto histori të çuditshme dhe skandaloze  dhe prisja rastin për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Kjo nuk është e lehtë për asnjërin prej nesh, por çfarëdo që të ndodhë, të paktën thashë të vërtetën dhe fola për barrën që mbaj me pa dëshirë në shpinë këto gjashtë vitet e fundit”-tha ai.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll