Art&Argëtim

"Ndihem shumë keq!" Khloe Kardashian tregon se Kendall nuk është 'e lumtur' për reagimin ndaj videos virale

Në fillim të këtij muaji, Kendall Jenner u tall shumë në rrjetet sociale pasi u zbulua në një skenë të Kardashians se ajo nuk di të presë një kastravec. 

26 Maj 2022, 09:04 Nga DOSJA

 

"Ndihem shumë keq!" Khloe Kardashian tregon se Kendall nuk
Kendall Jenner, Khloe Kardashian

SHBA- Ylli Khloe Kardashian, ka rrëfyer se ndihet 'shumë keq' për motrën e saj modelen Kendall teksa u tall në rrjetet sociale pasi u zbulua në një skenë të Kardashians se ajo nuk dinte të preste një kastravec. 

Sipas Dailymail, Khloe, u shpreh se Kendall nuk është 'e lumtur' për reagimin e ashpër për videon virale, e cila u transmetua në serialin e ri të familjes Hulu.

“Oh, Zoti im, ajo nuk është e lumtur për këtë. Ndihem shumë keq,” tha Khloe.

Ajo gjithashtu bëri shaka teksa e quajti motrën e saj më të vogël, 26 vjeçe, 'perfekte' në çdo mënyrë, me përjashtim të 'gishtave të saj me pamje të egër' dhe paaftësisë për të copëtuar një kastravec.

Nënës së saj Kris Jenner, më vonë bëri thirrje për një kuzhinier privat të shtëpisë për të ndihmuar vajzën të mësoj të gatuaj.

Në fillim të këtij muaji, Kendall Jenner u tall shumë në rrjetet sociale pasi u zbulua në një skenë të Kardashians se ajo nuk di të presë një kastravec. 

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll