Art&Argëtim

‘TMZ’ bëhet pengesë në gjyqin Johnny Depp-Amber Heard, bllokon dëshminë e ish-punonjësit

Avokatët e ‘TMZ’ argumentuan se Tremaine nuk kishte asnjë lidhje me videon dhe se çdo dëshmi e dhënë do të bazohej në “thashetheme dhe hamendësime”.

26 Maj 2022, 08:47 Nga DOSJA
‘TMZ’ bëhet pengesë në gjyqin Johnny Depp-Amber
Morgan Tremaine, TMZ, Johnny Depp, Amber Heard

SHBA- Media TMZ në Kaliforni, paraqiti një kërkesë në gjykatë të martën për të parandaluar aktorin Johnny Depp që të thërriste për dëshmi një ish-punonjës të medias. TMZ po kërkon të parandalojë gazetarin Morgan Tremaine, i cili ka punuar si menaxher të dëshmojë.

Sipas mediave të huaja, avokatët për TMZ shkruajnë se kompania dëshiron që Tremaine të pengohet nga marrja e qëndrimit në çështje. Ekipi ligjor i Depp tregoi se ata donin të thërrisnin Tremaine  i cili i dha TMZ një video të Depp duke i bërtitur Heard, por nuk pranoi të deklaronte se çfarë linje pyetjesh do të ndiqnin.

Avokatët e ‘TMZ’ argumentuan se Tremaine nuk kishte asnjë lidhje me videon dhe se çdo dëshmi e dhënë do të bazohej në “thashetheme dhe hamendësime”. ‘TMZ” gjithashtu argumentoi se sipas ligjit të Virxhinias, identiteti i burimit duhet të mbrohet. Media thotë se dëshmia e Tremaine është e parëndësishme në gjyq.

Dokumentet e gjykatës thonë se TMZ-së iu dha një video nga një "burim konfidencial" dhe se kompania kishte premtime për të siguruar konfidencialitetin dhe "nuk do të zbulonte emrin e tyre".

Në videon, e cila u shfaq gjatë gjyqit, Depp shihet duke përplasur dyert e dollapëve dhe duke hedhur një shishe verë.

Gjyqi mes ish çiftit, Depp dhe aktores Amber Heard po vazhdon. Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje, duke kërkuar 50 milionë dollarë për një artikull që shkroi për ëashington Post në vitin 2018, ku fliste për abuzimin në familje.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll