Art&Argëtim

Dy kunatat Beti Njuma dhe Dalina Buzi: Nuk i bejm dhurata njëra-tjetrës, më respekton maman kjo mjafton

Për shumë njerëz kjo nuk dihej pasi ato të dyja nuk e kanë përmendur ndonjëherë këtë fakt dhe vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.

26 Maj 2022, 10:10 Nga DOSJA
Dy kunatat Beti Njuma dhe Dalina Buzi: Nuk i bejm dhurata
Beti Njumani dhe Dalina Buzi

TIRANË- Spikerja e lajmeve Beti Njuma dhe gazetarja Dalina Buzi ndonëse kanë shumë vite në televizion asnjëherë nuk i kemi parë bashkë edhe pse ata janë kunata. Për shumë njerëz kjo nuk dihej pasi ato të dyja nuk e kanë përmendur ndonjëherë këtë fakt dhe vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.

Beti ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku Dalina është prezantuese. Dy kunatat kanë realizuar edhe një intervistë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve për të zbuluar më shumë mbi marrëdhënien e tyre.

Ato u shprehen se nuk kanë pasur ndonjëherë zënka me njëra-tjetrën vetëm njëherë kur Beti i kishte kërkuar të fshinte një lajm.

"Një herë mbaj mend i kam kërkuar të heq një lajm, nuk e hoqi Dalina i futa mik vëllain. Sepse më tregoi parimet profesionale, por kemi edhe parime familjare,"-tha Beti.

Më tej në pyetësor ato treguan se nuk i bëjnë dhurata njëra-tjetrës përveç vitit të parë që Dalina u njoh me vëllain e Betit kur i kishte blerë kësaj të fundit një orë. 

“Rëndësi ka që Dalina mua më respekton mamanë. I çon lule çdo 8 Mars, këtë vit edhe mua më solli lule, por unë nuk i kam çuar asnjëherë.”

Ato u pyetën gjithashtu për mendimin e parë për njëra-tjetrën, Beti u shpreh se kishte menduar gjithmonë se Dalina ishte e zonja.

"Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel dhe e kam ndjekur para se të vija unë në Top Channel. Thosha: ËOË sa e zonja. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë,"-tha Beti.

Ndërkohë Dalina është shprehur se Beti ka qenë një personazh që ka qenë shumë korrekt dhe nuk ka luajtur me famën.

"Beti ka patur gjithmonë një imazh të mirë dhe shumë korrekte. Nuk ka pretenduar kurrë të luaj me famën e saj,"-tha ajo.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll