Art&Argëtim

FOTO/ Veshjet tradicionale peruane po rikrijohen në malet e larta të Andeve

23 Korrik 2019, 15:48 Nga DOSJA
FOTO/ Veshjet tradicionale peruane po rikrijohen në malet e larta të

PERU – Me ngjyrat e tyre të forta dhe me plot shkëlqim veshjet tradicionale në Peru tërheqin vëmendjen e të gjithëve që në shikim të parë, ku duket se kanë cilësi të shkëlqyer.

Por këto tekstile janë në fakt komplekse kulturore si rezultat i rajoneve të ndryshme të Perusë që specializohen në teknika specifike, të tejçuara nga brezi në brez.

Gjithashtu duke shfaqur objekte si vegla, piktura, fotografi dhe filma nga Muzeu Britanik kjo shfaqje multimediale tregon për tekstilet që datojnë nga epoka para Kolumbias deri në ditët e sotme. Objekte të tjera përfshijnë shembuj të “quipu”, një metodë e lidhjes së nyjeve.

Interesi global për tekstilet peruane është rrithur goxha.

Kuratori Hilary Simon shprehet:- “Është vendi ku praktikohet më së miri endja. Një arsye pse lulëzojnë tekstilet është se materiali me të cilin përpunohen këto tekstile është i rritur në kushte cilësore.”

Bazuar në rajone relativisht të izoluara, qendrat tekstile të Perusë kanë rezistuar globalizimin për shumë vite. Kontributi në këtë izolim ishte një migrim masiv në shekullin e 20-të nga fshati në qytetet në bregun perëndimor, kryesisht Lima, por gjithashtu Trujillo, Chimbote dhe Arequipa, ku mundësitë e punësimit ishin më të mëdha.

Midis tyre është Qendra për Tekstile tradicionale të Cusco, një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 1996, misioni i të cilit është nxitja e  fuqizimit të endësit përmes praktikës së qëndrueshme të traditave të tekstilit peruan në rajonin e Cusco.

“Rrobat janë të thurura me dorë dhe të qëndisura, duke përdorur fije natyrale të gjetura në Peru, si pambuku me cilësi të lartë” -thotë Macchiavello. “Ne punësojmë artizanët e aftë për të bërë këtë pjesë, duke kontribuar kështu edhe në ekonomitë lokale dhe mbështesim financiarisht traditat e vjetra të tekstilit”.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture tekstilet peruane veshjet tradicionale tekstilet peruane veshjet tradicionale

Sondazh

Poll