Art&Argëtim

Aktorja 84-vjeçare i rikthet kinemasë me rolin kryesor në filmin e drejtuar nga djali i saj

23 Korrik 2019, 14:13 Nga DOSJA
Aktorja 84-vjeçare i rikthet kinemasë me rolin kryesor në

ITALI- Aktorja e njohur Sophia Loren tashmë në moshën 84-vjeçare ka marrë pjesë në filmin “Jeta përballë meje”,  i cili po xhirohet këto ditë në Pulia të Italisë.

Loren i është rikthyer ekranit për hir të të birit, Edoardo Ponti pasi ai drejton këtë film.. Ky film është një rikthim i një tjetër filmi me metrazh të gjatë që daton prej në vitin 1978, por versioni i ri pritet të jepet në kinema në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Aktorja 84-vjeçare, fituese e çmimit Oscar, do të luajë rolin e Madam Rosa në film, një e mbijetuar e Holokaustit, e cili krijon një lidhje me një djalë 12-vjeçar emigrantësh senegalezë të quajtur Momo, i cili është  braktisur nga e ëma.

Aktorja, Sofia Loren e cila i mungoi ekranit dhe kopertinave të revistave prej më shumë se një dekade, në këtë film të fundit ajo shfaqet në rolin kryesor.

Duke komentuar zgjedhjen e nënës së tij për rolin yll, Ponti i cili e drejton këtë film tha se ajo është në formë të mirë.

Marrë dhe përshtatur nga Malaymail

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 84-vjeçarja i rikthehet ekranit filmi “jeta përballë meje” fituese e çmimit oscar sofia loren 84-vjeçarja i rikthehet ekranit filmi “jeta përballë meje” fituese e çmimit oscar sofia loren

Sondazh

Poll