Art&Argëtim

VIDEO/ Airbus zbulon konceptin më të ri të aeroplanëve “Bird of Prey”

23 Korrik 2019, 12:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Airbus zbulon konceptin më të ri të aeroplanëve

Kompania prestigjioze, Airbus ka krijuar një avion të konceptuar ndryshe nga aeroplanët me të cilët kemi fluturuar deri më tani, i cili ka dhe disa helika shtesë në të dy krahët e tij.

Koncepti “Bird of Prey” u zbulua nga Liam Fox, Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Ndërkombëtare, në shfaqjen ajrore të Royal Air Tattoo Air të premten.

Ky dizanj i përket një avioni hibrid elektrik, me turbo-helikë, thuhet sipas një postimi në faqen zyrtare të Airbus.

“Frymëzuar nga një mekanizëm efikas i një zogu, ka struktura krahësh dhe bishtash që imitojnë ato të një zogu, ndërsa paraqesin pupla të kontrolluara individualisht që sigurojnë kontroll aktiv të fluturimit”, thuhet në deklaratë.

Ky avion do të ishte në gjendje të mbante deri në 80 pasagjerë dhe do të digjte nga 30%  deri në 50% më pak karburant sesa avionët që operojnë sot.

Qëllimi i këtij projekti është të motivojë gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve aeronautikë.

“Bird of Prey” është projektuar për të qenë një frymëzim për të rinjtë dhe për të krijuar një faktor ‘wow’ që do t’i ndihmojë në karrierën e tyre në sektorin e hapësirës ajrore”, tha Aston në një deklaratë.

Aston shpreson se projekti do të ndihmojë për komopanitë e tjera të ajrore që të jenë më të qëndrueshëm, me avionë më të pastër, më ekologjik dhe më të qetë.

Delighted to support the launch of the fantastic new @Airbus Bird of Prey concept airliner at the Royal International @AirTattoo show today.

The ?? is a world-leader in engineering #innovation, with UK aerospace industry exports totalling £34.2bn in 2018.
#EngineeringisGREAT pic.twitter.com/htMtAKWZtf

— Dr Liam Fox MP (@LiamFox) July 19, 2019


Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete  airbus koncepti  airbus koncepti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Korrik 2019, 08:59

Isuf Kalo, mjeku i diktatorit Enver Hoxha, ka dhënë një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.Doktor Kalo, mirë Enverin e ...