Art&Argëtim

VIDEO/ Skulptura e veçantë prej akulli e realizuar për të ndihmuar elefantët në ditët e nxehta të verës

23 Korrik 2019, 13:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Skulptura e veçantë prej akulli e realizuar për të

BRITANI E MADHE – Në një park në Woburn të Anglisë, jetojnë elefantët aziatikë, për të cilët kujdesen një staf i madh njerëzish. Kohët e fundit në parkun ku qëndrojnë elefantët është vendosur një skulptur prej akulli. Dhe kjo është  bërë për t’i ndihmuar elefantët që të përballen me motin e nxehtë.

Skulptura peshon 400 kg, e ndërtuar pikërisht për të nxitur kuriozitetin e elefantëve.

Kopeja e elefantëve e shtynë skulpturën, e hodhën në tokë dhe e thyen në dhjetëra copa elefantin prej akulli.

Udhëheqësi i ekipit të elefantit të parkut Darren Fellowes tha: “Elefantët janë shumë inteligjentë dhe gjitarë të shoqërueshëm kështu që është e rëndësishme për ne që t’u sigurojmë atyre shumë ushqim në mënyrë që t’i mbajmë të stimuluar.Praktikisht akulli ndihmon për t’i ftohur ato në këtë mot të nxehtë”.

Prej të hënën kanë nisur temperaturat e larta në Britaninë e Madhe, duke kaluar 30 gradë celsius.


Marrë dhe përshtatur nga  BBC

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete angli elefante ne parkun e woburn skulptura e elefantit prej akulli angli elefante ne parkun e woburn skulptura e elefantit prej akulli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Korrik 2019, 08:59

Isuf Kalo, mjeku i diktatorit Enver Hoxha, ka dhënë një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.Doktor Kalo, mirë Enverin e ...