Bota

“Amerika e intersuar për marrëveshje”, Daçiç: Ndarja e Kosovës na është propozuar në vitin 2005

22 Shkurt 2019, 08:00 Nga DOSJA
“Amerika e intersuar për marrëveshje”,

SERBI- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk do të ketë një marrëveshje me Kosovën, pasi i sipas tij shqiptarët nuk e duan.

Këto deklarata kryediplomati serb i bëri gjatë një interviste për televizionin “BN” duke shtuar se demarkacioni i Kosovës nuk është një ide nga dje dhe se për të flitet me vite. Sipas tij në vitin 2005 Serbia ka pasur një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për të mbajtur një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, theksoi ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara tani janë më të angazhuara për arritjen e një marrëveshjeje.

Më tej gjatë intervistës së tij Daçiç foli dhe për taksën 100% për mallrat serbe duke shtuar se Haradinaj nuk e ka marrë këtë vendim vetëm.

“Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme, në të cilin rast Amerika po ua heq dheun nën këmbët dhe kthehet përreth të tjerëve. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre” përfundoi kryediplomati serb bën me dije Klan Kosova.

Këto deklarata të Daçiçit vijnë në një kohë kur dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ka ngecur për shkak të taksës dhe retorikës së ashpër të dy vendeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic kosove-serbi marreveshja dy paleshe ndarja e kosoves ivica dacic kosove-serbi marreveshja dy paleshe ndarja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2019, 16:18

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

Sipas Daçiç, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referend...

Bota 20 Shkurt 2019, 18:09

Gazetari i New York Times dëbohet nga Egjipti

Gazetari amerikan David Kirkpatrick një qytetar i Shteteve të Bashkuara, mbërriti të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, por u ndalua të hyjë. Ai u mbaj...