Aktualitet

Zbardhet KRIMI në Itali, shqiptarja ra viktimë rastësore, e vrau i riu me probleme të shëndetit mendor

Fillimisht u dyshua se autor i ngjarjes ishte bashkëshorti i 37-vjeçares, por më vonë u vërtetua se ai ndodhej në punë në orën që ndodhi krimi, mesditën e djeshme.

26 Maj 2022, 10:15 Nga DOSJA
Zbardhet KRIMI në Itali, shqiptarja ra viktimë rastësore, e vrau
Bruna Muça

ITALI- Personi që masakroi me thikë shqiptaren Bruna Muça (Halla) në Itali është një 28-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. Mediat italiane shkruajnë se i riu është identifkuar nga kamerat e sigurisë në rrugën ku dhe ndodhi krimi i rëndë, mes via Firenze dhe via Tenente Alessandrello. Kamerat e kanë kapur vrasësin teksa ecën në rrugë, kalon një kryqëzim, sheh gruan dhe ndalon, kthehet, bën disa hapa dhe sulmon shqiptaren. Ai e godet me thikë në pjesën e sipërme të shpinës, në shpatulla, afër qafës dhe ikën.

Tashmë ai është vënë në pranga dhe ka rrëfyer krimin para autoriteteve. Arsye për këtë vrasje nuk ka. Shqiptarja ka rënë viktimë e një burri, që sipas hetuesve ka vrarë të parin person që i ka ardhur në mendje dhe e ka parë afër tij. Fillimisht u dyshua se autor i ngjarjes ishte bashkëshorti i 37-vjeçares, por më vonë u vërtetua se ai ndodhej në punë në orën që ndodhi krimi, mesditën e djeshme.

Dëshmitar në këtë krim mund të kishte qenë edhe djali i shqiptares, të cilin ajo kishte shkuar ta merrte nga shkolla. E pikërisht teksa priste të birin, u sulmua me thikë e ndërroi jetë në vend. Bruna Muça la pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll