Aktualitet

E përplasi kamioni, vdes 42-vjeçari shqiptar në Itali

Në vendngjarje kanë mbërritur auto-mjekësor dhe një ambulancë me ekipin mjekësor dhe agjentët e Policisë Rrugore të Breshias.

26 Maj 2022, 09:29 Nga DOSJA
E përplasi kamioni, vdes 42-vjeçari shqiptar në Itali
Foto Ilustruese

ITALI- Përplasje fatale! Jeta e një 42 -vjeçari, me origjinë shqiptare dhe banues prej vitesh në Itali, u pre në mes si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi mes Brescias qendrore dhe Brescia Ovest.

Në vendngjarje kanë mbërritur auto-mjekësor dhe një ambulancë me ekipin mjekësor dhe agjentët e Policisë Rrugore të Breshias. Makina me 42-vjeçarin dyshohet se është përplasur me një kamion që është ndalur për shkak të ngadalësimit të shpejtësisë. Po vijojnë hetimet nga Policia Rrugore për të rindërtuar dinamikën e një tjetër aksidenti me vdekje.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll