Bota

Me përparëse mjeku, Putin viziton për herë të parë të plagosurit e luftës në Ukrainë

I veshur me një përparëse të bardhë mjekësore, Putin bisedoi me ushtarët në spitalin ushtarak Mandryka të Moskës.

25 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA
Me përparëse mjeku, Putin viziton për herë të parë
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin takoi të mërkurën ushtarët e plagosur në luftën e Moskës në Ukrainë, tregoi televizioni rus, në vizitën e parë të tillë që kur dërgoi trupa në vendin properëndimor.

Sipas mediave të huaja, I veshur me një përparëse të bardhë mjekësore, Putin bisedoi me ushtarët në spitalin ushtarak Mandryka të Moskës. Pas takimit me të plagosurit, Putin tha në një takim televiziv me zyrtarë qeveritarë se ata po sakrifikojnë jetën për të sh[ëtuar njerëzit në Donbas.

"Këta janë njerëz që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për hir të njerëzve dhe fëmijëve të Donbasit, për hir të Rusisë. Ata janë të gjithë heronj."-tha Putin.

Rusia tha më 25 mars se 1,351 ushtarë ishin vrarë dhe 3,825 janë plagosur në Ukrainë. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shifër të re që atëherë.

Ushtarët e plagosur me pizhame të zbukuruara me logon e ushtrisë ruse qëndruan të ngurtë pranë shtretërve të tyre për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth familjes së tyre.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, Putin shtrëngoi duart me burrat. Presidenti pyeti një ushtar për djalin e tij të vogël, duke i thënë: "Ai do të jetë krenar për babanë e tij".

Presidenti gjithashtu pyeti mjekët nëse kishin gjithçka që u duhej, duke marrë një përgjigje pozitive.

Shoigu tha të martën se Moska ishte gati për një konflikt të zgjatur në Ukrainë, në mënyrë që të arrinte qëllimet e Kremlinit në vendin properëndimor.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll