Aktualitet

EMRI/ Theu 'arrestin shtëpiak' dhe qarkullonte me armë, arrestohet 41-vjeçari në Fushë Krujë

Arrestimi i tij ka ardhur në kuadër të kontrolleve të shtuara për shkak të finales së Conference League që zhvillohet në Tiranë.

25 Maj 2022, 18:16 Nga DOSJA
EMRI/ Theu 'arrestin shtëpiak' dhe qarkullonte me armë,
sekuestrimet

FUSHË KRUJË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fushë Krujë pasi ka thyer masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi' dhe që qarkullonte me armë zjarri. Në pranga ka rënë Rasim Hasa. Arrestimi i tij ka ardhur në kuadër të kontrolleve të shtuara për shkak të finales së Conference League që zhvillohet në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë. Theu masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”, dhe qarkullonte i armatosur me armë zjarri, kapet në Fushë Krujë, 41-vjeçari. Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes, krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit dhe eskortimin drejt Tiranës të tifozëve, përfaqësuesve të UEFA-s dhe të të gjithë shtetasve të huaj që vijnë në Tiranë për të mbështetur ekipet e tyre, në Finalen e UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri  dhe që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, nga Sektori i Policisë Rrugore dhe  Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, falë informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë dhe  qarkullonte i armatosur, në afërsi të Urës së Gjolës, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alert”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: -R. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin e shtetasit R. H., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”. Gjatë ditës së sotme ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit dhe si rezultat janë kapur 3 shtetas në kërkim, si dhe është goditur 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i mbajtjes pa leje të lëndëve eksplozive.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Maj 2022, 18:18

Nis futja e tifozëve në stadium

Foto nga momenti TIRANË- Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja finale e Confere...