Bota

Zyrtari serb: Po rritet presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës

Ai tha se njohja e Kosovës është duke u rritur në mënyrë që të mos bëhen si Qipro, me kufij të pacaktuar dhe kjo gjë do të bëhet e domosdoshme për Serbinë në rrugën e saj europiane.

25 Maj 2022, 13:38 Nga DOSJA
Zyrtari serb: Po rritet presioni ndaj Serbisë për njohjen e
Millosh Vuçevic

SERBI- Kryetari i Novi Sadit dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vukçeviç është shprehur se Serbia ndodhet nën presion nga perëndimi në dy drejtiem, në njohjen e Kosovës dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në njërën anë, na kërkohet që të jemi pjesë e botës dhe t’i vendosim sanksione Rusisë, dhe në anën tjetër, presioni mbi Serbinë për ta njohur Kosovën po shkon e po rritet”,-tha ai.

Sipas mediave serbe, ai tha se presioni për njohjen e Kosovës është duke u rritur në mënyrë që të mos bëhen si Qipro, me kufij të pacaktuar dhe kjo gjë do të bëhet e domosdoshme për Serbinë në rrugën e saj europiane.

"Një gjë e tillë dhe domosdoshmëria e saj lidhet me rrugën evropiane të Serbisë”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se sulmet që vijnë nga Kroacia në drejtim të presidentit Vuçiç tregojnë se sukseset e Serbisë shtojnë edhe më shumë zhgënjimet dhe xhelozinë e Zagrebit.

"Po përpiqen në çdo mënyrë të rishkruajnë historinë, t'i shpallin kriminelët shenjtorë, të minimizojnë viktimat e pafajshme dhe veçanërisht janë të shqetësuar për drejtësinë për fëmijët e pafajshëm serbë, për të cilët Vuçiç lufton me gjithë zemër. Jemi mësuar që çdo forcim i Serbisë, çdo sukses i vendit tonë vetëm sa i intensifikon më tej frustrimet dhe xhelozinë e Zagrebit."– tha Vuçeviç.

Ai thekson se sulme të tilla nuk ngjallin shpresë se në këto kohë të vështira me të cilat po përballet e gjithë bota, ata ndajnë të njëjtat vlera evropiane, që duan të ruajnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll