Aktualitet

Digjet banesa në Shkodër/ E moshuara bllokohet në ballkon, nxirret pas 1 ore nga banorët

Pas 1 ore luftë me flakët është arritur të nxirret e moshuara, e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.

25 Maj 2022, 07:20 Nga DOSJA
Digjet banesa në Shkodër/ E moshuara bllokohet në ballkon,
Digjet banesa

SHKODËR- Një apartament është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. E moshuara e kishte të pamundur që të dilte në kohë nga banesa, ndaj për fat të keq ka marrë lëndime të shumta në trup. 


Pas 1 ore luftë me flakët është arritur të nxirret e moshuara, e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit. U desh ndihma e shërbimit zjarrëfikës, policisë dhe banorëve të pallatit që të nxirret e moshuara nga banesa.

Aj ka pësuar djegie të shumta të trupit, teksa ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

(A.B)Dosja.al

Sondazh

Poll