Aktualitet

Qëlluan me gurë policinë në Astir, arrestohen babë e bir. Gjashtë të tjerë në kërkim

23 Korrik 2019, 07:55 Nga DOSJA
Qëlluan me gurë policinë në Astir, arrestohen babë e

TIRANË- Dy banorë të Astirit janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin që ka ndodhur ndaj policisë dhe ambulancës dy netë më parë në këtë lagje.

Sipas informacionee në pranga kanë rënë Edi dhe Maliq Ferati, babë e bir, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin mbi Policinë.

Po ashtu mëoshet se për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe 6 perosna të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur. Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si goditje për shkak të detyrës së forcave të policisë dhe tubim të paligjshëm.

Ndërkohë tensione ka pasur edhe ditën e djeshme, ku banorët e Unazës së Re janë përplasur sërish me Policinë, pasi shprehen se kanë frikë se mos u prishen banesat.

Prej muajsh, banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet banoret ne astir banoret e astirit edi ferati maliq ferati unaza e re arresohet banoret ne astir banoret e astirit edi ferati maliq ferati unaza e re

Sondazh

Poll