Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të 41-vjeçarit, arrestohet i riu në Dibër

23 Korrik 2019, 08:03 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të 41-vjeçarit,

Dibër- Në prangat e policisë së Dibrës ka rënë një 32-vjeçar pasi mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Në prangat e policisë ka rëndë 32-vjeçari me iniciale M.T.

Sipas policisë 32-vjeçari është shpallur në kërkim pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim bie në prangat e Policisë.

Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, nga Strukturat e DVP Dibër në bashkëpunim me DVP Tiranë, u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari të shtëna arme në bulqizë arrestohet 32 vjeçari të shtëna arme në bulqizë

Sondazh

Poll