Aktualitet

Mashtronte biznesmenë dhe vëllain e Rebani Jaupit, arrestohet gruaja në Tiranë (EMRI+SKEMA)

23 Korrik 2019, 08:16 Nga DOSJA
Mashtronte biznesmenë dhe vëllain e Rebani Jaupit, arrestohet gruaja

TIRANË– Një 64-vjeçare është vënë në pranga nga Policia gjatë ditës së sotme pasi akuzohet se mashtronte biznesmenë, duke iu premtuar ndërtime nga kompani të huaja.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  64-vjeçarja, Violeta Petro, iu prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe kishte përfituar fonde për përfitime personale.

“Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi“, shton Policia.

Gjithashtu, pre e skemës së mashtrimit ra edhe vëllai i drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mashtronte biznesmenë, u premtonte projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, vihet në pranga shtetasja.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve, se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj, bënë kapjen dhe ndalimin e V. P., 64 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mashtruesja ne tirane policia tirane violeta petro mashtruesja ne tirane policia tirane violeta petro

Sondazh

Poll