Sport

Finalja e Tiranës/ Largohen gurët dekorativë në sheshin Skënderbej, frikë mos përdoren mes tifozëve

Tirana do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në ‘Air Albania’ duke filluar nga ora 21:00, ndërsa shënon kështu një moment historik në futbollin shqiptar

24 Maj 2022, 13:32 Nga DOSJA

Finalja e Tiranës/ Largohen gurët dekorativë në sheshin

TIRANË-Tirana do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në ‘Air Albania’ duke filluar nga ora 21:00, ndërsa shënon kështu një moment historik në futbollin shqiptar, pasi për herë parë në vendin tonë organizohet një event i tillë.Policia e Shtetit ka bërë me dije të gjitha masat e marra për të ruajtur mbarëvatjen e kësaj ndeshje dhe sigurinë e tifozerive respektive që pritet të dynden në Tiranë.

Në orët e fundit në sheshin Skënderbej kanë filluar të largohen gurët e zbukurimit, të cilët mund të përdoren si "armë të ftohta" në rast të përplasjeve mes tifozërive holandeze dhe italiane. Asnjë send i tillë i fortë nuk do të mbetet në qarkullim.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll