Sport

Finalja e Conference League, zbulohet shuma që do të përfitojë skuadra fituese

Tirana është kthyer në kryeqytetin e futbollit europian. Finalja e Conference League mes Feyenoord dhe Romës është kthyer në një moment historik, jo vetëm për dy skuadrat por edhe për tifozët shqiptarë

24 Maj 2022, 12:53 Nga DOSJA

Finalja e Conference League, zbulohet shuma që do të

TIRANË- Tirana është kthyer në kryeqytetin e futbollit europian. Finalja e Conference League mes Feyenoord dhe Romës është kthyer në një moment historik, jo vetëm për dy skuadrat por edhe për tifozët shqiptarë të cilët do të jenë të shumtë në stadium.

Mësohet se fituesi i trofeut europian do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo tur të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në 2 milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.

Ndërsa kampioni i Conference League, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

945672

Sondazh

Poll