Aktualitet

VD- Postonte në rrjetet sociale shkrime pro ISIS, arrestohet terroristi në Kukës

56-vjeçari postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse duke bërë thirrje publike në përkrahje të luftës në Siri

24 Maj 2022, 09:20 Nga DOSJA
VD- Postonte në rrjetet sociale shkrime pro ISIS, arrestohet terroristi
Momenti nga arrestimi

KUKËS- Ibrahim el Salih Lekica është vënë në pranga.56-vjeçari ishte në vëzhgim prej muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un. Ky person, postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse duke bërë thirrje publike në përkrahje të luftës në Siri dhe pro ISIS. Ai do të akuzohet për veprën penale: “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.


NJOFTIMI I POLICISË

Postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore, identifikohet dhe vihet në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, 56-vjeçari nga Kukësi. Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka caktuar për shtetasin I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, shtetasi I. S.(L.), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri. Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll