Bota

'Times 100'/ LISTA, njerëzit më me ndikim të vitit 2022

Lista publikohet çdo vit nga revista Time për të festuar 100 njerëzit më me ndikim në botë.

24 Maj 2022, 07:12 Nga DOSJA
'Times 100'/ LISTA, njerëzit më me ndikim të vitit 2022
Personazhet me me ndikim

SHBA- Lista “Time100” për vitin 2022 është bërë publike dhe ka shumë emra të mëdhenj. Lista publikohet çdo vit nga revista Time për të festuar 100 njerëzit më me ndikim në botë. Yjet e kopertinës këtë vit janë Zendaya, Simu Liu, CEO i “Apple” Tim Cook, Mary J. Blige dhe kryeministrja Mia Mottley.

Denis Villeneuve për Zendaya: “Ajo është vetë një forcë krijuese autonome. Një ikonë kulturore në zhvillim e sipër. Një person i nxitur nga frymëzimi i pastër, ndjeshmëria dhe respekti për zanatin e saj, që përdor autenticitetin si një superfuqi të re. Ajo duket e patrembur, rrënjët e saj janë të thella dhe më pëlqen që ajo ende qesh si një fëmijë. Zendaya është e ardhmja. Dhe nuk ka asgjë më ngushëlluese për mua. Ky është vetëm fillimi.”

Lista e 100 njerëzve ka shumë femra si: Adele dhe Mary J. Blige të cilat shfaqen në pjesën e ikonave të listës së bashku me fituesin e fundit të albumit të vitit të çmimit Grammy, Jon Batiste; Zendaya , Miranda Lambert dhe Michelle Zauner zënë vendin e tyre në seksionin e novatorëve; Jazmine Sullivan dhe Ariana DeBose fituan një vend në seksionin e artistëve, ndërsa Questlove i cili fitoi Oscar në mars për dokumentarin e tij Summer of Soul - shfaqet në pionierët.

DISA NGA EMRAT:

Jon Batiste

Mary J. Blige

Quinta Brunson

Pete Davidson

Ariana DeBose

Hwang Dong-hyuk

Andrew Garfield

Kris Jenner

Zoë Kravitz

Mila Kunis

Miranda Lambert

Simu Liu

Sarah Jessica Parker

Issa Rae

Keanu Reeves

Amanda Seyfried

Jeremy Strong

Jazmine Sullivan

Channing Tatum

Ahmir “Questlove” Thompson

Taika Waititi

Oprah Winfrey

Michelle Yeoh

Michelle Zauner

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll