Bota

FOTO- Ç'po ndodh në Kosovë? Mjegull e dendur, vështirësi në qarkullim

Në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Trudë të Prishtinës është mjegull e denduar dhe situata është e njëjtë përgjatë tërë autostradës deri në Veternik të Prishtinës

24 Maj 2022, 07:36 Nga DOSJA
FOTO- Ç'po ndodh në Kosovë? Mjegull e dendur,
Mjegull

KOSOVË- Dita e sotme nuk ka nisur dhe aq mirë në rrugët e Prishtinës. Mjegulla ka pushtuar disa nga autostradat kryesore të vendit. Express raporton se është bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kenë kujdes kur të jenë në timon, pasi ka rrezik të madh për aksidente.

Në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Trudë të Prishtinës është mjegull e denduar dhe situata është e njëjtë përgjatë tërë autostradës deri në Veternik të Prishtinës. Mjegull e dendur është edhe në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme në trafik kërkohet shpejtësi më e vogël e automjeteve dhe kujdes më i madh.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll