Aktualitet

Efektivi vrau kolegun/ Si nisi sherri brenda Komisiariatit nr.3, dy policët po bënin instruktazhin

Efektivi Ludian Ziami, 25 vjeç, qëlloi me armën e shërbimit efektivin, me pozicion inspektor, 55-vjeçarin e identifikuar si Çaush Saliasi. Ende nuk dihen detaje mbi shkakun e sherrit, por mësohet se ka ndodhur gjatë zhvillimit të instruktazhit të patrullës së përgjithshme.

23 Maj 2022, 22:15 Nga DOSJA
Efektivi vrau kolegun/ Si nisi sherri brenda Komisiariatit nr.3, dy policët
Foto ilustruese

TIRANË- Dosja.al ka siguruar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku efektivi i Policisë së Shtetit qëlloi për vdekje me armën e shërbimit, kolegun e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes dy kolegëve ka nisur një sherr që kulmoi rreth orës 21:00, kur edhe u raportua për ngjarjen.

Efektivi Ludian Ziami, 25 vjeç, qëlloi me armën e shërbimit efektivin, me pozicion inspektor, 55-vjeçarin e identifikuar si Çaush Saliasi. Ende nuk dihen detaje mbi shkakun e sherrit, por mësohet se ka ndodhur gjatë zhvillimit të instruktazhit të patrullës së përgjithshme. Megjithatë ende nuk ka detaje të tjera lidhur e të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Sherri mes efektivëve të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme për shkak të përplasjeje banale që ka ndodhur mes tyre. Çaush Saliasi ka shkuar në spital në gjendje të rëndë për jetën, pas plumbave që u ka dhënë Ludian Zaimi por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll