Bota

'Kontrolloni vaksinat që keni', ekspertja e BE-së thirrje shteteve të marrin masa për linë e majmunëve

Vendeve u është kërkuar të rishikojnë rezervat e tyre të vaksinës së lisë, e cila mund të përdoret për të imunizuar kundër lisë së majmunëve dhe të përgatisin antiviralë që mund të përdoren për të trajtuar virusin.

23 Maj 2022, 19:00 Nga DOSJA
'Kontrolloni vaksinat që keni', ekspertja e BE-së thirrje
Andrea Ammon

BRUKSEL- Agjencia shëndetësore e BE-së, ECDC tha të hënën se rreziku që lija e majmunit të përhapet gjerësisht në popullatën e përgjithshme ishte "shumë e ulët" por këshilloi shtetet që të kontrollojnë rezervat e vaksinave.

Vendeve u është kërkuar të rishikojnë rezervat e tyre të vaksinës së lisë, e cila mund të përdoret për të imunizuar kundër lisë së majmunëve dhe të përgatisin antiviralë që mund të përdoren për të trajtuar virusin.

"Shumica e rasteve aktuale janë paraqitur me simptoma të lehta të sëmundjes dhe për popullatën më të gjerë, gjasat e përhapjes janë shumë të ulëta," tha Andrea Ammon, drejtoresha e agjencisë. 

Sipas ECDC, virusi mund të shkaktojë sëmundje të rënda midis grupeve të caktuara si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.

Megjithatë, probabiliteti i përhapjes së mëtejshme të virusit përmes kontaktit të ngushtë, për shembull gjatë aktiviteteve seksuale mes personave me partnerë të shumtë seksualë, konsiderohet të jetë i lartë.” -shtoi ajo.

Agjencia gjithashtu vuri në dukje rrezikun e "transmetimit nga njeriu te kafshët" dhe tha se nëse virusi përhapet te kafshët "ekziston rreziku që sëmundja të bëhet endemike në Evropë".

Vaksinat kundër lisë, janë efektive në parandalimin e lisë së majmunëve dhe disa ilaçe antivirale janë duke u zhvilluar. Vitet e fundit, sëmundja ka qenë fatale në deri në 6% të infeksioneve.

Që nga 21 maji, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë raporte për 92 raste të lisë së majmunëve të konfirmuara nga laboratori dhe 28 raste të dyshuara nga 12 vende ku sëmundja nuk është endemike, duke përfshirë disa vende evropiane, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Kanada.

Simptomat e lisë së majmunit përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura, rraskapitje dhe një skuqje të ngjashme me linë e dhenve në duar dhe fytyrë. Nuk ekziston asnjë trajtim, por simptomat zakonisht zhduken pas dy deri në katër javë. Sëmundja konsiderohet endemike në 11 vende afrikane.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll