Aktualitet

Gomones iu këput timoni në mes të detit, shpëtohen 2 persona në bord, dyshohet se trafikonin drogë

23 Korrik 2019, 05:48 Nga DOSJA
Gomones iu këput timoni në mes të detit, shpëtohen 2 persona

Vlorë-Mbrëmjen e djeshme gomonia “STUHIA 1375” ngeli në det të hapur pasi pësoi një defekt në motor, dhe iu shkëput sistemi i drejtimit (timoni).

Menjëherë dy personat që ndodheshin në bord dhanë alarmin sos duke kërkuar kështu ndihmë.

Shpëtimi është kryer nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe mjeti lundrues është nxjerrë në breg.

Personat, ende të paidentifikuar janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk dihet ende arsyeja e lundrimit të tyre me gomone pranë ishullit të Sazanit.

Po hetohet nëse gomonia do të përdorej apo jo për të trafikuar drogë. Nga policia janë marrë në pyetje dy personat që ishin në bord. Gjithashtu po hetohet edhe dokumentacioni i gomones.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gomonia në det të hapur ishulli i sazanit shpëtohen 2 persona në vlorë vlore gomonia në det të hapur ishulli i sazanit shpëtohen 2 persona në vlorë vlore

Sondazh

Poll