Aktualitet

Vijon protesta e artistëve te teatri, jepet urdhër të ndërpritet uji, Liçaj: Do rezistojmë

23 Korrik 2019, 06:45 Nga DOSJA
Vijon protesta e artistëve te teatri, jepet urdhër të

Tiranë- Vijon protesta e artistëve pranë Teatrit Kombëtar. Ata kanë kaluar sërish natën pranë kësaj godine pasi janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.  Mësohet se është dhënë urdhër që në këtë godinë të ndërpritet edhe uji i pijshëm.

Artisti Neritan Liçaj ka deklaruar se do të rezistojnë dhe nuk do të lejojnë që kjo godinë të shembet.

“I kemi marrë të gjitha masat që do të qëndrojmë këtu. Në protestë janë artistë, studentë dhe intelektualë. Po kështu së bashku me ne kanë qëndruar edhe shumë qytetarë. Ligji për teatrin është antikushtetues. Ta provojnë të prishin teatrin, ne do të rezistojmë”, ka deklaruar Neritan Liçaj.

Theksojmë se puna për zbrazjen e teatrit vijon që prej disa ditësh, pasi po hiqen të gjitha orenditë dhe po bëhet gati kjo godinë të shembet. Artistë e kundërshtojnë. Prezente ditët e fundit kanë edhe forca të shumta policie. Deri më tani protesta ka qenë pa tensione, por paqësore.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet neritan liçja vijon protesta e artistëve te teatri zbrazet teatri kombëtar neritan liçja vijon protesta e artistëve te teatri zbrazet teatri kombëtar

Sondazh

Poll