Aktualitet

Tarifa/ Studentët nxjerrin “blof” Ramën, paralajmërojnë përshkallëzim protestash: Të bashkuar në Tetor

22 Korrik 2019, 20:13 Nga DOSJA
Tarifa/ Studentët nxjerrin “blof” Ramën,

TIRANË– Faqja “Studentët Denoncojnë” ka publikuar në llogarinë e saj një dokument, përmes të cilit denoncojnë se tarifat e studimit nuk janë përgjysmuar për vitin akademik 2019-2020. Ata shprehen se ky ishte vetëm fillimi i mashtrimeve të Kryeministrit nga “Pakti Për Universitetin ” .

Kujtojmë se para disa muajve kryeministri Rama iu premtoi studentëve që do të përgjysmonte tarifën e studimit, pas protestave të shumta të tyre. Studentët paralajmërojnë përshkallëzim protestash në muajin Tetor.

“Tarifat e Studimit nuk janë përgjysmuar për vitin akademik 2019-2020, Ky është vetëm fillimi i mashtrimeve të Kryeministrit nga “Pakti Për Universitetin ” .
Studentët u mashtruan duke ju përgjysmuar vetëm për 1 vit, por duke filluar nga viti i ardhshëm tarifat do jenë të njëjta në Tetor bëhemi gati për protesta. Ne nuk ndalemi ,në Tetor të bashkuar”, shkruhet në Faqen Stduentët Denoncojnë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta e studenteve tarifa e studimit edi rama protesta e studenteve tarifa e studimit

Sondazh

Poll