Bota

OBSH: Bota po përballet me sfida të mëdha si Covid-19, luftërat dhe lija e majmunëve

Lija e majmunit e cila është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë.

23 Maj 2022, 13:55 Nga DOSJA
OBSH: Bota po përballet me sfida të mëdha si Covid-19,
Foto ilustruese

EUROPË- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se bota po përballet me sfida "të frikshme", përfshirë Covid-in, luftën në Ukrainë dhe tashmë edhe linë e majmunëve.

Sipas BBC, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka folur në Gjenevë, ku ekspertët e OKB-së po diskutonin për shpërthimin e lisë së majmunëve në 15 vende jashtë Afrikës.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në Europë, SHBA, Kanada, Australi dhe Izrael. Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë thuhet së është i ulët. Lija e majmunit e cila është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe sëmundja zakonisht është e lehtë.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar shumica e njerëzve që kapin virusin shërohen brenda pak javësh.

Por përhapja i ka habitur shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë që tashmë ata të lëshojnë këshilla të reja, duke thënë se kontaktet me rrezik të lartë të rasteve duhet të izolohen për tre javë. Belgjika u bë vendi i parë që shpalli një karantinë tre-javore për personat e infektuar të premten.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll