Sport

Pllakati i nënshkruar nga Michael Jordan, që mund të arrijë vlerën e 1 milion dollarëve!

Pllakati i rrallë i firmosur nga ylli i NBA-së, në ankand mund të kapi shifra të frikshme

23 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA
Pllakati i nënshkruar nga Michael Jordan, që mund të arrijë

SHBA - Adhuruesit e Michael Jordan kërkojnë kudo dhe nga do, për të grumbulluar pjesë të koleksionit të tij. Problemi është se ata duhet të kenë disa para për t'i marrë ato. Këtë herë portali “TMZ” bën të ditur se ka një pllakat paksa të rrallë, me autograf nga legjenda e NBA-së dhe që do të dalë në ankand.

Ajo është pllakati i "Finale Floor" i viteve 1999-2000. Në të është paraqitur një pjesë e fushës, në të cilën Jordan ka luajtur. Jo në një ndeshje të zakonshme, por ishte ndeshja e fundit e veshur me fanellën e Chicago Bulls, në ndeshjen e 6-të të finaleve të NBA-së në 1998. Pllakati, përveç sa më sipër, është e nënshkruar nga Jordan dhe është i vetmi version i këtij lloji. 

Në “Goldin Auctions”, i cili ka pllakatin, thotë se ankandi do të fillojë me një çmim prej 140.000 dollarësh. Por, duke parë pllakatet e tjera të këtij lloji që janë vënë në dispozicion të publikut, kjo mund të kushtojë të paktën 1 milion dollarë.

"Ajo që e bën këtë pllakat unike është se ajo është e para me autograf të Jordan dhe është pjesa më e madhe e kujtimeve të lëshuara ndonjëherë nga ndonjë prodhues i pllakateve të Michael Jordan. Fotoja dhe ngjarja janë fillimet "e karrierës së Jordanit,"- tha Ken Goldin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll