Sport

Champions League, ja ndarja e vazove për ekipet italiane; Milan kokë serie, probleme për Interin

23 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA

Champions League, ja ndarja e vazove për ekipet italiane; Milan kokë

ITALI- Festë e dyfishtë për Milanin. Fitorja e titullit kampion ka bërë që klubi kuqezi të renditet në vazon e parë të Champions League, short që do të hidhet më 25 gusht.

Vazoja e tretë edhe për Napolin, i cili për herë të shtatë në epokën e De Laurentiis do të jetë në fazën e grupeve, ndërsa Juventus do të jetë në vazon e dytë dhe mund të shpresojë për një short të favorshëm.

VAZO E PARË – Janë skuadrat fituese të kampionateve kryesore evropiane sipas renditjes, përveç fituesit të Europa League Eintracht. Fitorja e Champions League mund të shtojë edhe Liverpool, nëse skuadra angleze nuk e fiton trofeun europian, atëherë do të ishte Ajax në vazon e parë.

1 CL Liverpool /Real Madrid (Ajax) - 2 UEL Eintracht Frankfurt - 3 Man City - 4 Real Madrid - 5 Milan - 6 Bayern - 7 PSG - 8 Porto

VAZO E DYTË - 1 Chelsea - 2 Barcelona - 3 Juventus - 4 Atletico Madrid - 5 Sevilla - 6 Tottenham - 7 Leipzig - 8 Ajax / Liverpool (nëse nuk e fitojnë Champions League)

VAZO E TRETË - 1 Borussia Dortmund - 2 Salzburg - 3 Shakhtar - 4 Inter - 5 Napoli - 6 Benfica - 7 Sporting - 8 Bayer Leverkusen

VAZO E KATËRT - 1 Rangers - 2 Dinamo Zagreb / ​​Trabzonspor / Malmo - 3 Crvena Zvezda - 4 Marseille - 5 Olympiacos - 6 Kopenhagen - 7 Brugge - 8 Celtic

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll