Sport

Conte ‘mashtron’ për të ardhmen e tij: "Kam edhe një vit kontratë, por…"

“Gjithmonë kam thënë, se në fund të sezonit do të flisja me klubin dhe do të gjenim zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin,”- ka deklaruar ai.

23 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
Conte ‘mashtron’ për të ardhmen e tij: "Kam edhe

ANGLI - Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, pasi siguroi kualifikimin për në Champions League, hodhi nuk iu përgjigj atyre, që e pyetën nëse ishte i interesuar të lidhte emrin e tij me një kontratë afatgjatë me skuadrën londineze:

“Jam nën kontratë deri në verën e ardhshme, kam nënshkruar për një vit e gjysmë. U argëtova shumë këtu në Tottenham dhe ishte një sfidë e madhe për mua. Gjithmonë kam thënë, se në fund të sezonit do të flisja me klubin dhe do të gjenim zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin, - vazhdon Conte për ‘Sky Sports’.

"Në këtë moment ishte shumë e vështirë të flisja për këtë, jam shumë i lodhur dhe isha shumë i fokusuar te ky rezultat i madh. Këtë kualifikim dua ta konsideroj si trofe. Në mendjen time, në zemrën time dhe në kokën time, e di se çfarë kemi bërë në këta shtatë muaj. Unë, stafi im dhe lojtarët. Dua të festoj dhe do të kemi kohë të flasim me klubin për gjithçka”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll