Bota

Gjeneroi shpërthimin më të madh atmosferik, struktura e vullkanit Tonga mbetet e pandryshuar

Udhëheqësi i ekspeditës, gjeologu detar i NIWA Kevin Mackay, tha se ishte befasuar nga ajo që kishte parë në të dhënat e hidrolokatorit të anijes kërkimore (RV) Tangaroa.

23 Maj 2022, 13:33 Nga DOSJA
Gjeneroi shpërthimin më të madh atmosferik, struktura e vullkanit
Vullkani i Tongas

ZELANDA E RE- Vullkani nënujor i Tongas që prodhoi një shpërthim të fuqishëm në janar ka mbetur i pandryshuar nga ana strukturore. Një ekip i udhëhequr nga Zelanda e Re sapo ka përfunduar hartimin e pozicionit të malit detar, për të cilin shumë njerëz menduan se mund të ishte copëtuar nga shpërthimi.

Sipas CNN, Instituti Kombëtar për Kërkimet e Ujit dhe Atmosferës (NIWA) në Zelandën e Re tani ka arritur të afrohet me një anije për të hartuar formën pas shpërthimit të Hunga-Tonga Hunga-Ha'apai (HTHH) dhe të detit përreth. Struktura e vullkanit nuk është shkatërruar.

Udhëheqësi i ekspeditës, gjeologu detar i NIWA Kevin Mackay, tha se ishte befasuar nga ajo që kishte parë në të dhënat e hidrolokatorit të anijes kërkimore (RV) Tangaroa.

"Duke pasur parasysh shpërthimin e 15 janarit, unë prisja që godina ose të ishte shembur ose të shpërthehej dhe ky nuk është rasti. Ndërsa vullkani dukej i paprekur, fundi i detit tregoi disa efekte dramatike të shpërthimit. Ka baltë të imët me rërë dhe valëzime të thella hiri deri në 50 km larg vullkanit,”-tha ai.

Shpërthimi i Tonga prodhoi shpërthimin më të madh atmosferik të regjistruar në Tokë në më shumë se një shekull. Si pasojë e shpërthimit u krijua edhe tsunami në të gjithë Paqësorin dhe në pellgje të tjera oqeanike në mbarë botën. Madje ngriti retë mbi MB, 16,500 km larg.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll