Sport

Piolit i vjedhin medaljen e kampionit: “Ma rrëmbyen gjatë festës”

Trajneri i kuqezinjve është i sigurt për rikthimin medaljes: “Po bëj një apel, është e vetmja që kam”. La Lega: "Zotëri, do t'jua kthejmë"

23 Maj 2022, 07:00 Nga DOSJA

Piolit i vjedhin medaljen e kampionit: “Ma rrëmbyen gjatë

ITALI - Një episod i pakëndshëm rrezikon të njollosë festën e kuqezinjve teksa fituan ‘Scudetton’ e 19-të. 

Trajnerit Stefano Pioli në fakt i vodhën medaljen e fitores, të cilën ai e kishte në qafë kur tifozët pushtuan fushën e Reggio Emilia, pas ceremonisë së çmimit.

“Ma rrëmbyen medaljen gjatë festimeve. Mund të bëj një apel: Ju lutem ma ktheni, është të vetmen që kam”,- është kërkesa e teknikut, raporton ‘Repubblica’. 

Liga e Serisë A u përgjigj menjëherë: “Hej, zoti Pioli, do t’ju ​​japim sërish medaljen nesër (të hënën)”. 

Piolit i vjedhin medaljen e kampionit: “Ma rrëmbyen gjatë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll